Rr.Kuvendi Arberit,Ferizaj,Kosove

Objekti Gjilan

Objekti në Gjilan është projektuar të jetë me tri hyrje-Blloqe me nga 26 njësi banimi. Në tërësi si projekt do ketë 78 banesa të madhësive të ndryshme. Të gjitha blloqet do kenë nga dy banesa-apartamente (penthouse) në katin e 7 të banimit.

Të gjitha banesat posedojnë Parkingje të brendshme, ndërsa për pjesën afariste që është paraparë në kuadër të objektit, janë siguruar parkingje të jashtme.

E çka është shumë me rëndësi që në kuadër të objektit është paraparë kthina (hapësira) e përbashkët e cila do jetë si njësi e veçantë dhe do shfrytëzohet nga banorët për nevoja të takimeve të ndryshme, për raste të ahengjeve të vogla familjare, për pritje të ndryshme .Objekti posedon edhe këndin e lojërave për fëmijë.

Rrymë, ujë, mirëmbajtje dhe roje 24orë.